Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj i ka dhënë fund pushimeve dhe është kthyer në stërvitje me Lazio-n, klub që zotëron kartonin e tij.

Futbollisti kuqezi duket i motivuar për sezonin e ri, ndërsa duke folur për mediat pranë skuadrës deklaroi se ka gjetur një ekip me shumë dëshirë.

Hysaj zbuloi ndër të tjera edhe një bisedë që kishte me trajnerin e ri të Lazio-s, Marco Baroni.

“Kam gjetur një ekip më shumë dëshirë. Mund ta shikoni që duhet të ndërtojmë një epokë të re. Janë larguar lojtarët të rëndësishëm, por kanë ardhur shumë të tjerë të cilët mund të na ndihmojnë.

Nuk kam punuar ende me trajnerin Baroni. Kam biseduar me të dhe më tha të qëndroj i qetë dhe të kaloja me qetësi vështirësitë e Europianit. Ditët e fundit kam parë që lojtarët janë të lumtur dhe të gatshëm për të punuar dhe për tu përmirësuar.”

Hysaj tha se lojtarët e rinj do të vlerësohen kur të shihen në fushë, ndërsa theksoi se atij iu desh një muaj për të fituar tifozët.

“Tifozët janë gjëja kryesore. Pa mbështetjen e tyre nuk mund të luajmë mirë apo të tregojmë të gjitha cilësitë. Shpresoj që në çdo ndeshje ta kemi stadiumin plot.

Për lojtarët e rinj të afruar, do të flasë fusha. Mua më duhej një vit për të fituar tifozët. Lojtarët e rinj do të vlerësohen kur të shikohen duke luajtur.”, deklaroi Elseid Hysaj.

Mbrojtësi e ka të pasigurt të ardhmen, ndërsa nuk e ka ende të qartë nëse do të qëndrojë te Lazio, apo do të ndryshojë ekip. /tvklan.al