Shumë banorë të fshatit Macukull e kaluan natën jashtë pas tronditjeve nga tërmeti i së shtunës. Ata tregojnë frikën dhe panikun në lëkundjet që u dëmtuan shtëpitë.

Momentalisht janë raportuar 215 banesa të dëmtuara ne Mat, Klos dhe Bulqize, ndërsa verifikimi nuk ka përfunduar. Dëmet më të mëdha janë në Mat ku 4 banesa janë tërësisht të pabanueshme. Ndërsa 90 të tjera janë dëmtuar pjesërisht.  Në Bulqizë janë dëmtuar 47 banesa, në Klos 36 dhe 38 në Mirditë.

Për të parë situatën nga afër, në zonën më të prekur nga tërmeti, fshati Macukull i Bashkisë Mat, ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili  tha se familjeve që kanë banesat e të dëmtuara do t’ju vihet në ndihmë me çadra.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore. Sizmologët thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji. Goditja prej 5.1 balle sipas tyre u shoqërua dhe nga lëkundje të tjetra me pak të forta.

Tv Klan