Aktroja e njohur turke, Cemre Baysal do të luajë rolin e protagonistes në serialin më të ri “Hayat Hirsizi”.

Regjisori i serialit është Halil Saral, një ndër më të mirët e Turqisë, i cili ka rritur edhe më shumë kureshtjen për këtë projekt sipas Birsen Altunas.

Cemre Baysal

Bukuroshja dhe aktorja e brezit të ri do të ketë rolin e Lejlës.

Për sa i përket partnerit të saj po përmendet shumë emri i aktorit të njohur, Alperen Duymaz.

Një personazh i rëndësishëm i serialit do të jetë edhe njerka e Lejlës, rol i cili do të luhet nga Gonca Vuslateri.

Seriali i shumëpritur është planifikuar të nisë transmetimin në Shtator të këtij viti.