Christian Eriksen tenton të rikthehet në futbollin profesionist nga kategoria e tretë në Zvicër. Lajmin e bën të ditur gazeta vendase, Le Matin, që konfirmon se danezi ka nisur stërvitjen me klubin e Chiasso. Sigurisht, besohet se kjo eksperiencë do të jetë tranzitore për 29-vjeçarin, i cili është në kërkim të një ekipi të ri, duke nisur nga merkato e Janarit.

Premier League angleze dhe ajo holandeze janë edhe destinacionet që preferohen së tepërmi prej tij, por përjashtim nuk bën as kampionati danez. Odense, klubi i fëmijërisë po tenton prej kohësh të bind mesfushorin të firmosë me ta. Christian Eriksen është pa kontratë prej pak kohësh, pas problemeve të shfaqura në zemër gjatë ndeshjes së Europianit të këtij viti në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.

Klan News