Zlatko Dalic e di se sfida kundër Shqipërisë nuk do të jetë aspak e lehtë për Kroacinë.

Trajneri tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes se pret një kombëtare shqiptare të motivuar dhe të fortë.

Zlatko Dalic, trajner i Kroacisë: Shqipëria meriton respekt! Ne presim një kundërshtar të fortë dhe të motivuar. E dimë se objektivi ynë kryesor është që të fitojmë, do të përpiqemi të bëjmë më mirë. Duhet që të jemi më efiçentë, më të zotë. Do të ketë ndryshime në formacion, por do ta vendos përpara sfidës. E dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Tekniku nuk shqetësohet nga fakti se kombëtarja e tij nënvlerësohet pas humbjes me Spanjën.

Zlatko Dalic, trajner i Kroacisë: Ne gjithnjë nuk jemi konsideruar si favoritë, askush nuk ka besuar, por kemi arritur të fitojmë medalje. E përsëris se Kroacia meriton më shumë respekt nga të gjithë! Ne jemi vend i vogël, por të zotë dhe luftarakë. Këtë e treguan edhe 100 mijë kroatë në Berlin. Rezultatet e tregojnë më mirë se kush jemi. Shpresoj që pas Spanjës të kthehemi sërish te sukseset. Të tjerët nuk na shqetësojnë, jemi ashtu siç jemi!

Si për Kroacinë, ashtu edhe për Shqipërinë, një humbje do të ishte një goditje e fortë për objektivin kualifikim.

Klan News