Një evakuim masiv do të mbahet në Berlin paraditen e kësaj të premteje për të lejuar ekspertët të ç’aktivizojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas BBC, ndërtesat kanë nisur të boshatisen nga ora 09:00 në një rreze prej 800 m nga vendi i ndërtimit ku u zbulua bomba.

Zona përfshin ministritë e qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit.

Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë nga bomba britanike prej 500 kg, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar./tvklan.al