Bana Alabed, vajza 7-vjeçare e cila i tregoi gjithë botës nëpërmjet Twitter-it atë që pa me sytë e saj në javët e ashpra të luftimeve në Aleppo, tashmë është evakuar nga zona lindore dhe është shëndoshe e mirë.

7- vjeçarja ishte pjesë e grupit të parë të të evakuarve nga Aleppo lindore në orët e vona të së dielës, kohë kur rinisi procesi i largimit të civileve dhe rebelëve nga dy qytetet e fundit.

Fatemah, mamaja e 7- vjeçares që preku të gjithë botën me postimet e saj, u tregoi reportereve se kishin mbetur të bllokuar në një nga autobusët e evakuimit për të shumë se 24 orë pa ujë dhe ushqim.

Bana u bashkua me miliona përdorues të Twitterit në muajin shtator të këtij viti, për të treguar copëza nga jeta e saj që çdo moment rrezikonte të merrte fund.

Në postimet e saj në Twitter, ajo ka transmetuar çdo detaj të jetës së saj, që nga vdekja e shoqes së saj të vogël deri tek ëndrrat e saj për një jetë pa luftë.

Përgjatë udhëtimit në Twitter, 7 -vjeçarja siriane arriti të kishte mbi 300 mijë ndjekës.

Të paktën 350 persona raportohet të jenë larguar të dielën e vonë nga zonat rebele.

Tv Klan