Blektorët e Lushnjës i kthyen në shtëpi kovat me qumësht edhe këtë të martë. Pritën me orë të tëra buzë rrugës për t’ia dorëzuar qumështin fabrikave, të cilat kanë ndërprerë prej ditësh grumbullimin për shkak të uljes në 6 % të kompesimit të TVSH-së për fermerët.

Edmond Gjata, sipërmarrës i bulmetit, thotë se shteti duhet të rrisë kompensimin ose bojkoti mbi blegtorët do të zgjasë pa afat.

Të mërkurën blektorët e fermerët kanë lajmëruar një tjetër protestë dhe bllokim të rrugës. Ata thonë se nuk do te ndalen derisa të arrihet një marrëveshje me qeverinë për rishikimin e TVSH-së.

Tv Klan