Opinion-Botimi i librit “Të jetosh në ishull” me autor politikanin Ben Blushi ka provokuar debat të madh jëvën e fundit. Romani nuk lidhet me aspektin artistik apo cilësinë, por me fabulën e tij. Është një roman që revokon një histori shqiptare të mesit të shekullit XVIII në një fshat të jugut dhe që lidhet me konvertimin e shqiptarëve në myslimanë.

Të ftuar për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion”  Sabri Godo, Pirro Misha, Henri çili, Pëllumb Xhufi, Artan Fuga dhe Ermir Gjinishi i Komunitetit Mysliman.

“Që në fillim të librit Blushi thotë që ky është një trill letrar dhe letërsia pranon fantazi apo mendime inekzistente. Unë nuk mendoj se është prekur harmonia fetare përmes librit, por ky libër nuk i shërben harmonisë fetare. Në romanin e tij deformohet edhe figura e Skënderbeut dhe ajo e Ali Pashë Tepelenës. Unë vetë nuk e kam lexuar librin, por kam dëgjuar dhe lexuar komentet për të”, tha Gjinishi.

“Është e rrezikshme kur një gjë gjykohet vetëm në bazë të komenteve apo fjalëve që qarkullojnë. Romani nuk është kundër një feje apo një tjetre. Libri trajton një temë delikate siç është ajo e konvertimit që padyshim nuk ka ardhur lehtë. Romani nuk është antifetar, thelbi i tij është se si shqiptarët kanë arritur të zhvillojnë mekanizmin e përshtatjes për ti rezistuar dallgëve të historisë”, tha  Misha./tvklan.al

Të ftuar: Sabri Godo, Pirro Misha, Henri çili, Pëllumb Xhufi, Ermir Gjinishi i Komunitetit Mysliman, Artan Fuga.