Pas aeroportit të Rinasit, Porti i Durrësit  është porta hyrëse e dytë më me rëndësi për mbërritjen e turistëve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti Portual i Durrësit, vetëm gjatë 15 ditëve të para të Gushtit janë përpunuar mbi 120 mijë pasagjerë në hyrje dhe dalje.

Vetëm nga  tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona janë transportuar mbi 73 mijë pasagjerë në hyrje dhe mbi 47 mijë pasagjerë në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e

Trageteve përgjatë periudhës 1-15 Gusht 2024. Sipas të dhënave numërohen mbi 32 mijë automjete dhe rreth 4 mijë kamionë dhe trailerë.

Për të menaxhuar fluksin në pikun e sezonit turistik janë angazhuar të gjitha instancat shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh në vend.

Klan News