Cristian Shpendi po kalon një moment të artë në këtë fillim sezoni. Sulmuesi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Cesena-s, në Serinë B italiane.

21-vjeçari ishte protagonist absolut, në sfidën e fundit në kampionat, ku skuadra bardhezi fitoi 2-1 ndaj Carrarese.

Shpendi realizoi dy golat për Cesena-n, që në fund rezultuan vendimtarë për fitoren. Futbollisti shqiptar zhbllokoi fillimisht sfidën në minutën e 8-të, ndërsa shënoi të dytin me penallti në minutën e 23-të.

Shpendi ka shkuar në kuotën e pesë golave në pesë ndeshjet e fundit, duke u konfirmuar si një “bomber” për Cesena-n.

Për lojtarin ka pasur interesime të shumta edhe në merkato, por drejtuesit kanë vendosur ta mbajnë të paktën edhe për një sezon, pasi synojnë të arkëtojnë një shumë të majme pas një viti. /tvklan.al