“Do të vaksinohem me AstraZeneca”

Ora policore gjatë natës, përkatësisht nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, e vendosur para 10 ditëve, jep rezultate, vlerëson Ministri i Shëndetësisë, kështu numri i të infektuarve të rinj me Covid-19 sot është ulur në krahasim me ditët tjera kur ka arritur deri 1.300 të infektuar në ditë.

“Sot kemi më pak raste për dallim nga ditët tjera, numri i të diagnostikuarve të rinj sot është nën 1000 dhe presim që në periudhën që vjen situata të ecë në këtë drejtim, përkatësisht të ketë stabilizim dhe ora policore e vendosur para dhjetë ditëve të japë rezultate.”

Në qoftë se infeksioni me mutacionet e virusit corona vazhdon të përhapet me shpejtësi, do të hyjë në fuqi skenar më rigoroz.

“Hapat e radhës do të jenë rritja e kohëzgjatjes së orës policore dhe shkurtimi i orarit të punës të objekteve gastronomike, në mënyrë plotësuese të kësaj që tani është limit, ora 21:00, ky është skenari i ardhshëm i mundshëm.”

Këto vendime do t’u nënshtrohen vlerësimit dhe përshtatjes së shpeshtë, si dhe ajo për destinimi i një pjese të kapaciteteve të Klinikës së Kirurgjisë për të sëmurët me Covid-19, por edhe anulimi i trajtimit të njerëzve me sëmundje të tjera kronike, thotë Filipçe.

Ai përsëriti se edhe vetë do të vaksinohej me një dozë të AstraZeneca, në përpjekje për t’i larguar dyshimet për këtë produkt në shtetet evropiane, edhe pse ende nuk mund të saktësojë se kur në vend do të arrijë sasi më e madhe e vaksinave, nga cilido qoftë prodhues. 

Tv Klan