Kroacia e ka fituar Botërorin e saj duke arritur në finale, por të gjithë te skuadra ballkanase kërkojnë të bëjnë mrekullinë të mundë Francën të dielën në Moskë. Zlatko Daliç nuk do të mendojë për të kaluarën dhe përvojën e skuadrës kundërshtare, por për të motivuar lojtarët e tij.

“Nuk na intereson kundërshtari, as tradita dhe statistikat, pasi janë bërë për t’u thyer. Do të jetë momenti më i bukur i jetës sonë dhe futbollistëve i kam thënë të zhvillojnë lojën e tyre. Uroj që në fund 4 milionë kroatë të dalin të festojnë në rrugë”.

Francezët kërkojnë trofeun e dytë të Kupës së Botës, pas atij të fituar 20 vite më parë në shtëpi. Antoine Griezmann dëshiron t’i sjellë gëzim bashkombasve të tij.

“Nuk mendoj për Topin e Artë, por për të fituar Kupën e Botës, vetëm kjo më intereson. Nuk ka rëndësi se cili do të shënojë, pasi i rëndësishëm është objektivi final. Jemi një ekip i madh dhe duan të gëzojë francezët, të jenë krenarë”.

Francë – Kroaci do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Luzhniki”.

Tv Klan