Shteti amerikan i Floridës po përgatitet për uraganin “Milton”. Autoritetet amerikane vendosën shtretër për punonjësit e urgjencës brenda këtij stadiumi. Guvernatori Ron DeSantis tha se një kamp me një kapacitet  prej 10,000 personash po krijohej në stadium për të ndihmuar punonjësit e emergjencave.

Zëvendësdrejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve Jamie Rhome, tha në një konferencë shtypi se uragani “Milton” do të sjellë erëra maksimale deri në 233 km/orë kur të godasë vendin të mërkurën.

Zyrtarët  paralajmërojnë se uragani do të sjellë përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Uragani nuk do të godasë vetëm Floridën, por edhe Meksikën.

Qindra turistë dhe banorë u evakuan nga ishulli Holbox i Meksikës. Urdhrat për evakuim u lëshuan nga autoritetet lokale. Në qytetin e Kankun, peshkatarët siguruan varkat e tyre në pritje të uraganit.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum iu drejtua popullit të saj të hënën, duke u bërë thirrje njerëzve që të dëgjojnë këshillat e lëshuara nga autoritetet dhe të strehohen aty ku është e nevojshme.

Klan News