I shoqëruar nga policia dhe një ekip i doganës, në mesditë ka hyrë kamioni i parë me mallra nga Serbia në Kosovë. Vetëm pikëkalimi kufitar në Merdare është i hapur për hyrjen e mallrave serbë në Kosovë pas më shumë se një viti që ishin bllokuar. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pikat tjera kufitare me Serbinë, pos asaj në Merdare, do të hapen për mallra serbe pasi të funksionalizime skanerët me rreze X.

Gjermania ka përkrahur vendimin e qeverisë që të lelohet hyrja e mallrave serbë në pikën kufitare në Merdare.

“Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, tha ambasador i Gjermanisë në Kosovë, John Rhode.

Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë. Kosova pati ndalur importet nga Serbia pas zhvillimeve veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e kaluar.

Gjermania ka kërcënuar Kosovë me mospjesëmarrje në samitin e procesit të Berlinit, nëse nuk e heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia.

Tv Klan