Politikanë shqiptarë kanë shfrytëzuar dhe ditën e Shën Valentinit për t’i treguar njëri-tjetrit vlerën dhe rëndësinë e institucioneve. Forumi i Tiranës për konsolidimin e dialogut demokratik ka shënuar një hap tjetër në marrëdhëniet pozitë-opozitë me ndërmjetësinë e Qeverisë Zvicerane.

Demokratët kanë këmbëngulur në mungesën e elementëve kryesore që bëjnë të mundur ekzistencën e institucioneve shqiptare. Shoqëria shqiptare, theksoi deputeti zviceran Rufi, po kalon fazën kalimtare ku dialogu politik shërben si mjet për forcimin e institucioneve./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame