Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 i ka dhënë vendit pritës mundësinë për të mahnitur botën me një shfaqje unike spektakolare, që u zhvillua në lumin Sena. Organizatorët hoqën dorë nga ceremonia tradicionale dhe u bënë lojërat e para që zhvillonin eventin e hapjes brenda një qyteti në tërësi dhe jo në një stadium.

85 varka shërbyen për të shoqëruar sportistët për gjatë 6 kilometrave. 10500 sportistë nga 206 shtete kanë fituar të drejtën apo janë ftuar të marrin pjesë në Olimpiadë në 36 disiplina të ndryshme sportive. Rreth 350 mijë shikues ndoqën ceremoninë e hapjes që do të zgjatë rreth 4 orë.Shqipëria ishte një nga ekipet e para që parakaloi. 8 sportistë marrin pjesë në Olimpiadë, në mundje, qitje, atletike dhe not.

Më poshtë, ju sjellim disa nga fotot më të spikatura të natës.


/tvklan.al