Ditën e sotme Franca ka pastruar një kamp të madh emigrantësh në bregun lindor ku ishin grumbulluar një numër i madh njerëzish me shpresën se do të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët francezë hoqën tendat dhe evakuuan rreth 1500 emigrantë që ndodheshin pranë Dunkirk.

Autoritetet gjithashtu kanë deklaruar se janë arrestuar rreth 13 persona të dyshuar për kontrabandë njerëzore.

Aktualisht, Franca ndodhet në marrëdhënie të acaruara me Britaninë për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që kërkojnë të shkojnë drejt kësaj të fundit nëpërmjet Kanalit Anglez nga kampet në veri.

Të enjten e shkuar, 1185 njerëz arritën të kryenin këtë kalim të rrezikshëm duke shënuar një numër rekord që Mbretëria e Bashkuar e quajti “të papranueshëm”. Për më tepër, qeveria britanike ka akuzuar atë franceze se nuk po bën mjaftueshëm për të kontrolluar situatën si dhe i ka tërhequr vëmendjen për t’i dhënë fund kontrabandimit njerëzor.

Gjatë këtij viti, më shumë se 23.000 njerëz kanë emigruar në Britani nëpërmjet Francës me varkë duke shënuar një ngritje në shifra prej 8404 mijë persona më shumë se viti 2020./tvklan.al