Me dhjetëra janë makinat e parkuara anës rrugës që të çon në drejtim të TEG-ut. Pamjet e filmuara gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të marte, tregojnë për qytetarë të shumtë të cilët të frikësuar nga lëkundje të tjera tërmeti kanë vendosur që ta kalojnë natën në automjete, në anë të rrugës Tiranë-Elbasan.

Siç mund të shihet edhe në video, e gjitha rruga është “pushtuar” nga automjetet. Lëkundjet e forta të tërmetit që goditën mëngjesin e kësaj të marte vendin dhe ato që pasuan përgjatë gjithë ditës, kanë bërë që qytetarët të ndihen të frikësuar për të qëndruar brenda mureve të shtëpisë.

Shumë kanë zgjedhur të qëndrojnë në ambiente të hapura, e të tjerë të marrin makinën dhe të vendosen diku, si në këtë rast./tvklan.al