Gati për t’u ribashkuar me lodrat më qesharake? Buzz, Woody, Jessie dhe të gjithë këta personazhe kaq të dashur për fëmijët po kthehen me një tjetër aventurë.

Pasi Disney dha në Shkurt të 2023 një ‘shkëndijë’, se do të ketë një vazhdim të filmit vizatimor “Toy Story”, kompania më në fund po ndan më shumë detaje rreth episodit të pestë ne serinë ikonë të filmave.

Por fansat do të duhet të presin disa vite për të parë personazhin e tyre të preferuar në një film të ri. Sipas njoftimit të shpërndarë në llogarinë zyrtare të Pixar në Instagram, filmi i pestë do të dalë në kinema në verën e vitin 2026.

Me kalimin e viteve teknologjia ka dhënë një tjetër evolucion në prodhimin e filmave dhe personazheve vizatimorë, e mesa duket kompania nuk ka për ta anashkaluar këtë fakt në prodhimin e filmit të radhës.

Në një video të shpërndarë nga Variety , regjisori Andrew Stanton hodhi pak dritë mbi komplotin e filmit.

“Me ‘Toy Story’, punët e lodrave bëhen në mënyrë eksponenciale më të vështira kur ‘ekuipazhi’ ynë i lodrave lufton ‘kokë më kokë’ me atë që fëmijët janë të fiksuar sot, elektronikën. Askush nga ata nuk po mban lodrat. Të gjithë po mbajnë telefona, le të jemi të vërtetë,” tha ai.

Por mesa duket pritja e fansave do ia vlejë, pasi është konfirmuar se tre personazhet Woody, Buzz dhe Jessie do të jenë përsëri personazhet kryesorë.

“Gëzohuni për kapitullin e tyre të ri, pasi Woody, Buzz, Jessie dhe banda e tyre kthehen të gjithë për ‘Toy Story 5’, që vjen në kinema verën e 26,” lexohet në njoftim.

Për sa i përket kistitit të dubluesve ne faqen e IMDb për “Toy Story” listohet vetëm Tim Allen (për zërin e Buzz) dhe Blake Clark (për zërin e qenit Sliny).

/tvklan.al