Propozimi i ministrit Sandër Lleshaj për të përfshirë edhe ushtarakë në radhët e policisë shihet me skepticizëm  nga përfaqësues të sindikatës së Policisë. Ata thonë se kjo nismë mund të dëmtojë hierarkinë që është krijuar për vite me radhë në policinë e shtetit.

Sadetin Fishti, Kreu i Sindikatës së Policisë:

Nëse ligji miratohet do të ketë dyndje të ushtarakëve që do të synojnë postet drejtuese në policinë e shtetit, përfshi edhe atë të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, por edhe me strukturat e tjera.

Një tjetër shkelje për Fishtën është edhe ekuivalentimi i gradave mes ushtarakëve dhe punonjësve të policisë.

“Kjo është hera e tretë që kërkohet ndryshim për Ligjin e Policisë së shteti edhe pse kemi akoma akte nën ligjore të miratuara në vitin 2014 që nuk kanë hyrë ende në fuqi. Pranimi i ushtarakëve në polici është një hap mbrapa. Nëse do miratohet ky nen do të krijohet një polici ushtarako policore që nuk do i shërbejë komunitetit”.

Sindikata pritet t’i drejtohet parlamentit, Komisionit të Sigurisë, por edhe ministrit të Brendshëm që mos miratohet ky projektligj.

Tv Klan