Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia tha se janë duke pritur rezultat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Vitia tha se sipas rezultateve të deri anishme është duke u zhvilluar një garë e ngushtë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

“Është një rezultat i ngushtë. Derisa të përfundon i gjithë numërimi nuk mund të japim asnjë sqarim”, tha Vitia.

Ai ka vlerësuar procesin zgjedhor të jashtëzakonshëm dhe shembull për vendet e rajonit dhe më gjerë.

“Kosova po jep shembull për organizim të zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas rezultateve preliminare, pas numërimit të 66 për qind të votave, Rama po prin me 51,24 për qind, ndërkaq Vitia ka 48,76 për qind të votave./REL