Garat e kampionatit evropian të peshëngritjes për të rinj e të reja kanë nisur në mëngjesin e sotëm me peshën 56 kilogram, bateria B për meshkuj.

Nuk merrte pjesë asnjë sportist nga Shqipëria, por ka patur përfaqësim nga Kosova me peshëngritësin 16-vjeçar, Ardian Murati, i cili nuk arriti të kualifikohej pasi dështoi në peshën 35 kg.

Në garat e para merrnin pjesë peshëngritës nga gjashtë shtete të tjera veç Kosovës. Hungaria, Lituania, Gjermania, Spanja, Italia dhe Bullgaria.

Peshëngritësi bullgar Ivan Chukov ka bërë më të mirën kur ka ngritur 116 kg, por ka dështuar në provën e fundit me 119 kilogramë.

I dyti në baterinë B është renditur spanjolli Hernandes Acora me 111 kg, ndërsa i treti italiani, Alessandro Bosco me 110 kg./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe