Një sasi armësh është gjetur e groposur në vendin e quajtur “Përroi Vanistrës” në zonën e Dropullit. 100 mijë copë fishekë, 15 granata difensive, 10 të tilla mësymse dhe 10 ndezës është sasia e municionit të nxjerrë, që më pas është transportuar në njësinë ushtarake “Labëria”, pa mundur të njihen autorët. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet. Policia Tatimore në po këtë qytet, ka ndërmarë një aksion dhe ka bllokuar 30 subjekte të palicensuara. Subjektet e bllokuara janë lajmëruar disa herë nga Policia Tatimore, ndërësa rezultonin të palicensuara që prej vitit të kaluar. Aksioni do të shtrihet në të gjithë rrethin ku pritet të bllokohen afro 100 subjekte të biznesit të mesëm , të cilëve u është lënë afat fundi i muajit mars./tvklan.al