Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime. Vlen të veçohet fakti që është liruar nga detyra si prefekte e Qarkut të Fierit Rajmonda Balilaj. Këtë të fundit e pezulloi edhe GJKKO për shkak të shkeljes së “barazisë në tendera” gjatë kohës që ajo mbante postin e kryetares së Bashkisë së Patosit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në bashkëpunim,  dhe “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim për dy tendera publikë.

(Lexo më shumë)

Po ashtu është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Vlorës Flamur Mamaj. Në vend të tij është emëruar Vangjel Tavo./tvklan.al