Vangjel Tavo është zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Himarës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha sot atij mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Vendimi vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor dhe i hap rrugë betimit të tij.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

Tv Klan