Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Leonard Dukën. Klan News mëson se 38 -vjeçari nuk ka pranuar të flasë para gjyqtarit.

Ai rezultonte si një nga më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. 18 muaj më parë u arrestua në Belgjikë dhe të premten ai u ekstradua në Tiranë.

Leronard Duka akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë. 

Gjithashtu emri i tij doli dhe në dosjen e operacionit “Revansh”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin “Sky” dhe “Encrochat”.

Në këto biseda, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe  të Erigers Mihasit.

Ky i fundit u vra më 13 nëntor të vitit 2021. Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjykata vendosi tjerr masë arrestit në burg për 38-vjeçain.

Urdhër ndalimi i dytë i kërkuar nga SPAK iu komunikua 38-vjeçarit në 18 maj të këtij viti teksa ndodhej në ambientet e burgut, në Bruksel, në pritje për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Klan News