Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Rexhep Arapit alias Kep Arapi për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për të cilin ka pretenduar se është i pambështetur në ligj dhe prova.

Rexhep Arapi dhe nipi i tij Algert Arapi dyshohen se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar që të ekzekutojnë Xhevdet Plakun, njohur si “Akili”. 

Hakmarrja mes Plakut dhe Arapit e ka zanafillën që në vitin 2000. Kep Arapi dyshonte se “Akili” me 25 identitete ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij. Konflikti i vitit 2000 dyshohet për çështje të trafikut të drogës./tvklan.al