Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest në burg”

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit për një masë më të butë sigurie se ajo e caktuar nga Gjykata e Posaçme. Me këtë vendim kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, do të vijojë të qëndrojë në burg, për akuzën e shitblerjes së votës.

Më herët Gjykatat e Posaçme, në të dyja shkallët e saj ka rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 Maj teksa mbahej në paraburgim. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës.

Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të Qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sipas SPAK, arrestimi i tij erdhi pas një denoncimi në prokurori ku pretendohej se Beleri ofronte 40 mijë Lekë për të blerë 8 vota.

Tv Klan