Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e sigurisë për 3 personat e arrestuar në Shqipëri per trafik të lëndëve narkotike, aktivitet i goditur nga një hetim i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve franceze.

Redian Doda, Zabit Fisniku dhe Fabio Isaku do të hetohen në masën e “Arrestit në burg”, ndërkohë në Francë në pranga ranë edhe 16 persona të tjerë, shqiptarë dhe shtetas të huaj.

SPAK thotë se grupi që drejtohej nga Redian Doda, furnizonte shpërndarësit e drogës në zona të ndryshme të Francës.

Tv Klan