Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan ka kërkuar urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte të dyshuara në Gaza.
Mes të tjerash urdhra-arresti janë lëshuar edhe për Yahya Sinwar, liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, shefin e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Al-Qassam, Ismail Haniyeh i cili jeton ne arrati në Katar, kreun e byrosë politike të Hamasit.
Sipas kryeprokurorit urdhrat vijnë pasi ata duhet mbajnë përgjegjësi penale për krimet si shfarosjene e civilëve dhe jo vetëm, vrasjet, përdhunime dhe akte të tjera si dhe marrjen e pengjeve etj. Prillin e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte thënë se nëse Gjykata Penale Ndërkombëtare do të lëshonte urdhra-arresti për zyrtarët e qeverisë me akuza në lidhje me zhvillimin e luftës së saj kundër Hamasit, do të ishte një skandal në një shkallë historike.
“Izraeli nuk i nënshtrohet as juridiksionit të gjykatës dhe ai ka një sistem ligjor të pavarur që heton me rigorozitet të gjitha shkeljet e ligjit. Përkundrazi, kjo përpjekje e kësaj gjykate është një përpjekje për të paralizuar vetë aftësinë e Izraelit për të mbrojtur veten,” ka bërë të ditur në një deklaratë Netanyahu në muajin prill.
Gjithashtu edhe ministri i kabinetit të luftës Benny Gantz e ka cilësuar vendimin e gjykatës si një krim me përmasa historike. Tashmë vendosin gjykatësit e Hagës, nëse do e pranojnë kërkesën. Edhe nëse lëshohet urdhër-arresti, gjasat janë shumë të pakta që Netanjahu të merret i pandehur.
Megjithatë, CNN raporton se kjo është hera e parë që një urdhër-arrest për krime lufte lëshohet ndaj një aleati Shteteve të Bashkuara, i cili bie në të njejtin rang me Vladimir Putinin e Rusisë, ndaj të cilit ka një urdhër-arrest për krime lufte në Ukrainë.
Klan News