Ish-zyrtarja akuzohet për “Mosdeklarim të pasurisë”

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e ish-zyrtares Alda Klosi, për t’u gjykuar me procedura të shkurtuar duke kaluar më pas dosjen për gjykim themeli për akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë”.

Me të njëjtën procedurë do të gjykohen edhe Havier e Rozeta Dobi, të dy të pandehur për vjedhje me pasoja të rënda. Gjykimi i shkurtuar do të thotë se në rast të dënimit sipas kërkesës së Prokurorisë, ata do të përfitojnë ulje të tij.

Prokuroria fillimisht hetoi Klosin me dyshimet se kishte kryer edhe pastrim parash, kjo për shkak të vlerës së lartë prej 500 mijë eurosh që dyshohet se sanitarja e saj, Roza Dobi, bashkë më të birin, i kishin vjedhur në banesë.

Alda Klosi u arrestua në 3 shkurt, 1 muaj pasi në pranga ra sanitarja Rozeta Dobi për dyshimet se kishte vjedhur në banesën e saj.

Tv Klan