Mbyllin dyert, thonë se janë të “infektuar” me koronavirus

Nga kjo e premte dhe deri me datë 27 Nëntor Gjykata Penale  e Tiranës do të pezullojë proceset gjyqësore me përjashtim të seancave të cilët janë të rëndësishme dhe masave të sigurisë.

Kjo mbyllje erdhi si pasojë e rasteve të shtuara të koronavirusit, por edhe pasi shumë gjyqtarë dhe punonjës të gjykatës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Deri më tani aktivitetin e kanë pezulluar edhe Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dhe ajo e Apelit. E mbyllur qëndron edhe Gjykata e Durrësit dhe ajo e Krujës.

Klan Plus