Pushuesit vendas dhe ata nga diaspora janë grupi që shpenzojnë më shumë gjatë pushimeve verore. Të prirur për të eksploruar destinacione të ndryshme turistike dhe për të shijuar gastronominë e Durrësit, ata janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për bizneset lokale.

“Turistët që shpenzojnë më shumë janë shqiptarët e Shqipërisë, pastaj vijnë të diasporës.”

Ndryshe nga turistët e huaj që vijnë me paketa all-inclusive dhe i kufizojnë shpenzimet e tyre në hotel ose resort, shqiptarët eksplorojnë edhe ambientet e tjera jashtë akomodimit me dëshirën për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë.

“Siç është tradita që ende e ruajmë që në verë ne kemi shumë familje të mëdha të cilët dy emigrantë bëjnë një tavolinë me 10-12 persona. Kjo është një gjë pozitive që po ruhet si traditë pozitive.”

Përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe shërbimeve ka ndikuar pozitivisht në tërheqjen e pushuesve. Operatorët turistikë dhe hotelierët po përfitojnë nga ky trend duke ofruar paketa atraktive dhe oferta të veçanta për klientët.

Tv Klan