Mijëra udhëtarë vazhdojnë të hyjnë në vendin tonë për pushimet verore përmes portit të Durrësit. Gjatë 48 orëve të fundit, në port kanë mbërritur mbi 21 mijë pasagjerë me 8 tragete dhe 9,100 automjete.

Pavarësisht numrit të madh të lëvizjeve, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve nuk janë shënuar radhë të gjata. Statistikat e autoritetit portual tregojnë se në javën e parë të muajit Gusht pritet një rritje edhe më e madhe e numrit të shtetasve shqiptarë e të huaj që hyjnë në vendin tonë për pushime.

Tv Klan