Një aksident ka ndodhur në Unazën Jugore të Elbasanit. Një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se ai është një i ri, i cili po udhëtonte me një motor.

I plagosuri është dërguar në spital dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia që po punon për rrethanat e aksidentit./tvklan.al