Google ka prezantuar modelin e fundit të telefonit inteligjent, i cili përmban çipin e parë të prodhuar nga vetë gjigandi i teknologjisë.

Modeli ‘Pixel 6’, përmban procesorin “Tensor” të Google, për të cilin ekspertët thonë se mundëson veçori të reja të telefonit të mundësuar nga inteligjenca artificiale.

‘Pixel 6’ është gjithashtu telefoni i serisë “Pro”, i krijuar për të konkurruar modelet më të fundit të prodhuara nga kompanitë e tjera rivale.

Një prej zyrtareve të kompanisë, në një deklaratë the se qëllimi i prodhimit të këtij telefoni është konkurrimi sa më dinjitoz me kompanitë e tjera.

Google zotëron dhe operon me platformën Android, e përdorur nga pothuajse çdo prodhues i celularëve, përveç Apple.

Por pjesa e tregut që përdorin Android është dominuar nga markat e tjera të telefonave inteligjent si Samsung, telefonat e të cilëve mund të kushtojnë shumë.

Ndërkohë modeli “Pixel 6” ka një çmim mesatar në treg dhe mund të gjendet me një çmim duke filluar nga 599 Dollarë./tvklan.al