Një grabitje spektakolare ka ndodhur në magazinat e firmës “Rryta” pranë Parkut të Autobusve në Tiranë. Të paktën shtatë persona me maska dhe armë kanë trokitur në portën e ksaj magazine ku kanë goditur me qytën e pistoletës dy rojet e firmës. Pasi kanë lidhur dy rojet, tre prej personave kanë qëndruar në hyrje të objektit, ndërsa katër prej tyre janë futur në brendsi. Me armë automatik dhe psitoletë, katër meshkujt kanë hyrë në një nga magazinat ku ndodhej arka e firmës duke terrorizuar disa puntore gra, që ndodhheshin në magazinë. Katër personat kanë kërcënuar me armë bashkshorten e pronarit të magazinës, të cilën e kanë detyruar të hapë arkën, ku ndodhej një sasi e madhe valute, sipas policisë mbi katërqind mijë dollarë. Firma sapo kishte likujduar mallin konfeksione të sjellë nga Turqia dhe në arkë ndodhej një sasi e madhe parash, e cila do të derdhej disa orë më pas. Autorët e grabitjes janë parë të largohen me një taksi të rastit, ndërsa policia e njoftuar më pas ka filluar punën për gjetjen e gjurmve dhe kapjen e autorve. Të plagosur nga goditjet me tytën e pistoletës kanë mbetur dy rojet e ndërmarrjes, njëri prej tyre me frakturë të rëndë në kokë. Policia ka shoqëruar në komisariat puntorët që ndodheshin në magazinë në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa pronarja e arkës ka rrëfyer për prokurorë në vëndngjarje skenën e tmerrshme të grabitjes. /tvklan.al