Një 12-vjeçar në Nju-Jork është kthyer në hero pasi ndihmoi tezen e tij të lindte. Miguel Dominguez u ndodh në një situatë të pazakontë për moshën e tij pasi 22-vjeçarja solli në jetë fëmijën në shtëpinë e tyre.

Miguel  tha se ishte duke vizatuar në dhomën e tij kur dëgjoi tezen të bërtiste nga banja pasi nisën dhimbjet e lindjes. Atë e çuan menjëherë nga banja në dhomën e ndenjes.

Në një deklaratë  në rrjetet sociale, departamenti i policisë së Southhampton njoftoi se ngjarja ndodhi të premten, më 2 gusht. Në orën 10:16 të mëngjesit, një operator mori një telefonatë  nga Dominguez.

Fëmija tha se tezja e tij po lindte. “Operatori i Sigurisë Publike,  Christopher Brenner nisi menjëherë t’i jepte djalit udhëzime të qarta për të ndihmuar hallën e tij. Gjatë telefonatës me Brenner që jepte udhëzime mjekësore dhe ndihmën e vepritmit të një 12-vjeçari gjakftohtë, nëna solli në jetë një djalë të shëndetshëm”.

Oficeri më tha se duhet të kujdesesha për tezen”, tha Dominguez në një deklaratë.

Fëmija sapo ishte duke lindur”, shkruan njoftimi i policisë kur në shtëpinë e tyre mbërriti një oficer.  “Lindja po ndodhte vërtet. U ktheva menjëherë në makinë për të njoftuar ambulancën dhe të merrja pajisjet mjekësore”, tha James C. Cavanagh. Kur ai u kthye, “foshnja ishte mbështjellë me batanije”.

Cavangh shtoi se Miguel ia përkthente në spanjisht  udhëzimet e Brenner nënës së tij, e cila gjithashtu ishte prezente.

Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo nuk ishte hera e parë që 12-vjeçari asistonte në një ngjarje të tillë. Ai tha se ka pasur “një përvojë të ngjashme” me një anëtar tjetër të familjes disa vite më parë./tvklan.al