Grabitja e Rinasit, Gjykata dënon me 122 vite burg 7 autorët

Grabitja e Rinasit, Gjykata dënon me 122 vite burg 7 autorët

15:26 05/10/2022

Gjykata e Posaçme shpalli këtë të mërkurë vendimin për anëtarët e grupit kriminal, të cilët më 9 Prill të 2019-s grabitën rreth 5 milionë euro në barkun e një avioni në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja Glidona Daci raporton se Klement Çala është dënuar me 20 vjet burg, ndërsa me nga 17 vjet burg u dënuan 6 të pandehurit e tjerë: Eldi Çala, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkdon Bengasi.

I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet.

Edhe pse kanë kaluar 3 vite që nga kjo ngjarje nga ana e grupit të hetimit nuk janë mundur që të gjenden paratë që janë grabitur. Gjatë arrestimit të të dyshuarve është gjetur një sasi shumë e vogël parash, që janë krahasuar me numrin e serive të parave të humbura nga bankat e nivelit të dytë.

Grupi i grabitësve u futën në aeroportin e Rinasit me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. E gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 5 minuta. Të dyshuarit ishin të maskuar me maska silikoni. Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojtja e të dyshuarve. /tvklan.al





Të ngjashme