Lajme Arkiva 2003

Gazetarja: Duke pasur parasysh dhe debatin e konferencës që ka bërë KQZ-ja për Konferencën e Tiranës, si e shikoni kongresin? Dhe duke patur parasysh në të njëjtën kohë dhe zoti Meidani dhe zoti Rama të cilët nuk kanë marrë dot firmat në kongres.

Gramoz Ruçi: Të dyja pyetjet që bëni ju nuk janë tepër të sakta dhe nuk janë oportune tu përgjigjesh sot, për arsye se vendimi i KQKZ, është në përputhje të plotë me institucionin përkatës dhe në përputhje të plotë me statutin e partisë, kështu që vendimi i brendshëm i KQKZ-së, është në mbështetje të konferencës së partisë së Tiranës, kështu që s’ka pse të ketë asnjë obligim kongresi i partisë lidhur me ankesën që është një e drejtë statusore e kujtdo anëtari  apo delegati, të ankohet në KQKZ dhe vendimi i KQKZ-së është në mbështetje të konferencës së partisë së Tiranës. Kështu që nuk ka se pse të implementohet ky shqetësim mediatik dhe institucional që është krijuar mbrëmë në sallën e Kongresit. Për sa i përket kandidaturave, asnjë kandidat deri më tani nuk është regjistruar. Nesër mblidhet anëtarësia, vetëm në atë moment mund të flitet për siguri firmash apo për mos siguri firmash./tvklan.al