Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në ditën e parë të stërvitjes parasezonale të Manchester United. Futbollisti i ka dhënë klubit një arsye familjare. United ka pranuar shpjegimin për mungesën e tij.

Lajmi për këtë vonesë vjen disa ditë pasi ai i tha klubit se dëshiron të largohet nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme. Raportohet se Ronaldo do të zhvillojë bisedime me Erik ten Hag pas kthimit të tij.

Trajneri i ri i Manchester ka folur me të gjithë lojtarët e United dhe do të jetë i gatshëm të ulet me Ronaldon për të kuptuar zhgënjimin e tij. Trajneri holandez ka planifikuar që golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar me 24 gola, të ishte pjesë e sulmit të tij për sezonin e ri dhe strategjia e transferimit të United e ka reflektuar këtë. Por edhe pse ka një dashuri për Manchester, Ronaldo, në këtë fazë të karrierës së tij, dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve gjë që nuk muind ta bëjë me United.

Ronaldo ka luajtur 19 sezone radhazi në Champions League, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të turneut me 141 gola në 183 si asnjë lojtar në histori.

Pavarësisht se agjenti i lojtarit Jorge Mendes është takuar me klube të ndryshme gjatë javëve të fundit, tregu për klientin e tij është i kufizuar, pasi ai paguhet rreth 480,000 paund në javë.

Tv Klan