Manastirliu: Test i shpejtë për Covid-19 në çdo qendër shëndetësore

Sot hapen 29 qendrat shëndetësore verore që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kishte njoftuar disa javë më parë.

Manastirliu në një postim në Facebook shkruan se do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror.

Risia e këtij viti është së në këto qendra shëndetësore verore do të kryhet dhe testi i shpejtë për Covid-19 për turistët që dyshohet të prekur nga ky virus.

“Nga Thethi në Ksamil, hapen sot 29 qendra shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt. 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar. Barna dhe materiale mjekësore. Test i shpejtë për Covid-19 në çdo qendër shëndetësore verore”, shkruan Ministrja./tvklan.al