Do të ulet koha e fluturimeve drejt dy vendeve

Tani e tutje, qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, të cilët do të udhëtojnë nga vende europiane do të kenë më të shkurtër rrugën ajrore për 15 deri në 20 minuta. Kjo ul koston e harxhimeve të kompanive dhe ndikon direkt në uljen e çmimit të biletave. Ky shkurtim i rrugës vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për hapjen e korridorit ajror ndërmjet këtyre dy vendeve.

Shqipëria do të mund të shfrytëzojë korridorin ajror të Kosovës dhe anasjelltas.

Me këtë marrëveshje u krijohet mundësia operatorëve që të mendojnë për funksionalizimin e linjës ajrore Kosovë –Shqipëri, e cila ka kohë që nuk është funksionale”.

Për shkak të mungesës së kësaj marrëveshjeje, në linjën ajrore Kosovë-Shqipëri, që ka funksionuar një kohë të shkurtër pas luftës në Kosovë, është dashur që një aeroplan nga Shqipëria për të arritur në Kosovë të kalojë nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.

Tv Klan