Bashkia e Lezhës këtë sezon veror ka përjetuar një bum të jashtzakonshëm turistik. Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu në një intervistë për Klan News përmendi pikat e forta që ka Lezha, të cilat e kanë kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara, siç janë çmimet konkurruese, bregdeti, zonat historike, kulinaria dhe agroturizmet.

Veç turistëve të huaj nga shumë vende europiane, madje edhe nga Kanadaje apo Shtetet e Bashkuara, sipas Ndreut, 65% e turistëve Shëngjini i ka nga Kosova, të cilat kanë investuar edhe në pasuri të paluajtshme.

Rritja e numrit të pushuesve në bashkinë e Lezhës ka bërë që edhe nevoja për njësi akomoduese të jetë në rritje. Për disa struktura, sipas Pjerin Ndreut, ka nisur puna.

“Janë mbi 10 projekte që po dizenjohen me arkitektë të njohur në botë dhe Europë. Do fillojme me Talen…”

Në lidhje me pakënaqësinë e shprehur këtë sezon veror për shezlongët dhe ndarjen e parcelave te plazheve, Ndreu tha se për vitin 2025 do ketë një revolucion, dhe pritet që shumë shpejt qeveria të dalë me një vendim.

Nga ana tjetër Ndreu foli edhe për investimet në infrastrukturë, si dhe interesin e emigrantëve për t’u thyer në atdhe. Sipas kryebashkiakut të Lezhës, turizmi në këtë bashki nuk është vetëm në verë, por gjithë vitin, pasi strukturat akomoduese edhe tani në shtator, janë pothuajse plot, po punojnë me 70-80% të kapaciteteve.

Klan News