Italia thyen mallkimet ndaj Francës dhe feston pas 70 viteve në Paris. Axurrët ashtu siç ndaj Shqipërisë në Euro2024 pësuan sërish shumë shpejt, duke krijuar iluzionet e një humbjeje përballë “Gjelave”. Barcola shënoi pas 13 sekondave, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 3-1.
Gjithsesi goli i parë ndërkombëtar për talentin francez vendos rekord, pasi bëhet më i shpejti që shënohet në një ndeshje të Ligës së Kombeve dhe në portën e Italisë. Federico Dimarco u bë lojtari i parë italian që shënon kundër Francës që nga Daniele De Rossi në Kampionatin Europian 2008.
Në fraksionin e dytë të lojës, Frattessi dhe Raspadori shënuan për të vulosur fitoren në 3-1. Kjo ishte hera e parë që Franca pëson tre gola në ndeshje si vendase që prej humbjes kundër Rusisë në vitin 1999. Italia nuk kishte fituar në Paris që prej vitit të largët 1954, për të zhvlerësuar tre barazimet dhe një humbje që ishin regjistruar në kryeqytetin francez.
Para kësaj sfide vetëm dy lojtarë të Italisë kishin sërish në Parkun e Princave, Del Piero dhe Kasiragi në vitin 1997. Me këtë fitore, Italia shkon e qetë në duelin e radhës me Izraelin, ndërsa Franca sfidon Belgjikën, që nga ana e saj e nisi me 3 pikë aventurën në Ligën e Kombeve.
Klan News