Çështja e hapjes së Urës së Ibrit për ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Vesterlund duhet të diskutohet në koordinim me ndërkombëtarët nga qeveria Kurti, si dhe me popullatën serbe në Mitrovicën e veriut.

“Në gjuhën greke është një fjalë, ‘kairos’, që do të thotë se duhet ta marrësh një vendim në momentin e duhur për të pasur rezultatet më të mira të mundshme. Nuk ma merr mendja se është momenti për një gjë të tillë”, tha ai.

Diplomati suedez thekson se palët mund të gjejnë edhe zgjidhje të tjera.

Ky është një problem simbolik, në realitet ka shumë ura tjera të hapura ku mund të qarkullojnë veturat e këmbësorët në Ibër”.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar hapjen e urës së Ibrit, por faktori ndërkombëtar si SHBA dhe BE kanë dalë kundër, duke kërkuar që kjo çështje të jetë pjesë e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit, te ndërmjetësuar nga Brukseli.

Tv Klan