Kryengociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnikl Bislimi dhe Petar Petkoviç ndodhen sot në Bruksel për një raund bisedimesh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ata do të takohen me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka bërë të ditur për Klan News se dy kryenegociatorët ndodhen në Bruksel për t’u takuar me Miroslav Lajçak, por sipas saj nuk ka më shumë detaje nëse do të ketë takim dypalësh apo trepalësh.

“Nuk janë dhënë ende detaje nëse do të ketë një takim trepalësh apo vetëm takime dypalëshe me dy negociatorët dhe me ndërmjetësin Lajçak. Zakonisht mbahen takimet Lajçak- Bislimi dhe më pas Lajçak-Petkoviç për të arritur më pas në një takim trepalësh,” raportoi Blerta Dalloshi Berisha.

Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit si dhe për çështje të tjera mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos patur detaje të mëtejshme.

Nuk ka ndonjë optimizëm nëse do të ketë një marrëveshje./tvklan.al