Menaxheri i futbollit Sokol Haxhia tha se trajneri Deschamps ka fituar pak në më shumë se një dekadë në krye të ekipit francez dhe gjatë gjithë kohëhs ka pasur lojtarë shumë të mirë. Sipas tij mund të kishte fituar shumë dhe tani është nën presion.

Haxhia: Dëmtimi që ka Mbappe nuk është gjë e thjeshtë. Ke vështirësi për kontrollin e topit kur ke maskë. Mbappe është në 50 ose 60% të potencialit. Griezmann është larg portës sepse po luan si trekaurtist. Prisja më shumë nga Turam por më shumë u përplas me mbrojtësit belgë. Trajner që në këët 10 – vjecar ka fituar vetëm një Kupë Bote dhe nje Ligë Kombesh. Ka dështuar shumë herë në këto turne.

Aktori Kastriot Çaushi tha se Franca vijon të jetë një ekip që krijon shumë dhe nuk shënon.

Çaushi: Turam nuk luan në atë pozicion me Inter. Sot mori peshën kreysore tek Franca. Nuk kanë një pykë që të shënojë gol. E thashe dhe herën e kaluar që është një ekip I “gënjeshtërt”. Krijon shumë raste dhe nuk shënon. Fitoi me një episod.

/tvklan.al