Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë se Kroaci-Shqipëri ishte nga ato ndeshje që mbetet peng që nuk fituam.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, kreu i futbollit referuar vlerësimit të UEFA-s, që e zgjodhi sfidën si një nga më të bukurat e Euro 2024, shkruan se ishte një duel shumë emocionues.

Kroaci-Shqipëri ishte një nga ato ndeshje që na mbetet peng që nuk e fituam. Një duel shumë emocionues, me 4 gola të shënuar, që tashmë ka marrë edhe vlerësimin nga UEFA duke e përfshirë në 10 më të bukurat e Euro 2024.”, shkruan Duka.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Shqipërisë u mbyll në barazim 2-2, ndërsa prodhoi emocione të mëdha. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Qazim Laçin, ndërsa në pjesën e dytë kroatët përmbysën rezultatin falë golit të Kramaric dhe autogolit të Gjasulës.

Ky i fundit u fut edhe në histori në atë takim, pasi në fund realizoi golin e barazimit për Shqipërinë, duke u bërë lojtari i vetëm që shkakton autogol dhe më pas shënon gol brenda një ndeshje.

/tvklan.al